Tmerri i përjetshëm

Në kohët e lashta tërmetet mbillnin, bile edhe më shumë se shpërthimet vullkanike, një tmerr të madh në popull, sepse ishin gjithnjë të papritura dhe zakonisht shumë shkatërruese. Lëkundja e fuqishme e një qyteti në përgjithësi përfundonte në shkatërrimin e tij, në ndezjen e. zjarreve, në përmbytje, por mbi të gjitha mbillte panik në njerëzit që vraponin nëpër rrugë. Përshkrime të tmerrit që shkaktonin tërmetet në njerëzit gjejmë shpesh në Bibël, ku tregohet historia e popujve që jetonin në një zonë, e cila ishte në të vërtetë objekt lëkundjesh të fuqishme.
Duke pasur parasysh se tërmetet nuk paraqesin shkaqe të dukshme, për filozofët e antikitetit këto paraqisnin një mister, sepse, siç është thënë edhe më sipër, ata ia atribuonin të gjitha këto zjarrit, erës, ujit të nëndheshëm ose thjesht dëshirave të perëndive. Studiuesit e sotëm kanë arritur të njohin shkaqet e tërmeteve vetëm nëpërmjet një studimi të gjatë të litosferës dhe me anë të përdorimit të një instrumenti të quajtur sizmograf.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]