TOKA BUJQËSORE


TOKA BUJQËSORE
✤ Mjeti kryesor dhe i pazëvendësueshëm, i prodhimit dhe i punës në bujqësi, që ka si veti themelore pjellorinë efektive (shih Toka). Me veprimtarinë prodhuese të njeriut, T. B. ndryshon vazhdimisht duke fituar ciiësi të reja morfologjike, kirhike, fizike dhe mikrobiologjike. Ndryshe nga toka natyrore (e papunuar ndonjëherë) T. B. ka horizont të punueshëm, i cili është më i shkrifët dhe më poroz. Trashësia e tij ndryshon sipas thellësisë së punimit, zakonisht 26-36 cm. Punimi i drejtë, plehërimet organo-minerale (me plehra organike dhe kimike), përmirësuesit kimikë (gëlqerimi, gjipsimi), zhviIlimi i mirë i sistemit rrënjor të bimëve, plehrat bakterale, ndryshojnë karakteristikat e T. B. Si rrjedhim tokat bëhen më të shkrifta, më të pasura në humus e në lëndë ushqyese të asimilueshme dhe me aktivitet mikrobiologjik më të lartë.

Në Shqipëri me zhvillimin e bujqësisë socialiste, nëpërmjet sistemimit, kullimit, ujitjes, plehërimit, punimit të drejtë etj. të T. B., pjelloria rritet vazhdimisht.

(A. Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toka Bujqësore


[cite]