TOKA JONË


TOKA JONË
✤ Dramë e shkrimtarit Kolë Jakova. U shkrua dhe u vu në skenë në vitet 50 në Teatrin Popullor. Me mjeshtëri artistike dhe me realizëm është pasqyruar një nga periudhat më të rëndësishme të revolucionit tonë popullor, periudha e zbatimit të Reformës Agrare. Ngjarjet e dramës zhvillohen në Bregun e Matit, një nga krahinat ku shtypja shoqërore dhe morali patriarkal kanë qenë më të forta. Në këtë dramë zhvillohet një konflikt i ashpër i forcave përparimtare që luftonin për pushtetin e ri dhe për Reformën Agrare kundër forcave armiqësore me Tuç Makun në krye. Me këtë konflikt gërshetohet edhe kcnflikti familjar, i cili është në funksion të të parit. Drama është vënë disa herë në skenë dhe ka hyrë në fondin e teatrit kombëtar.

(Me. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toka Jonë


[cite]