TRASHËGIMIA


TRASHËGIMIA
✤ Kalimi me ligj ose me testament i pronës së personit të vdekur (trashëgimlënësit) tek një a më shumë persona të tjerë (trashëgimtarë). T. në RPSSH nuk mund të shërbejë si burim shfrytëzimi, sepse me T. kalon si trashëgim prona vetjake, kryesisht sendet e përdorimit të fituara me punë në ekonominë socialiste. Trashëgimlënës mund të jetë vetëm shtetasi, kurse trashëgimtarë mund të jenë edhe persona juridikë. Trashëgimtaië ligjorë janë fëmijët, bashisshorti, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe ramijët e vëllezërve dhe të motrave të para“iekur, gjyshi e gjyshja, personat e paaftë për runë në ngarkim të trashëgimlënësit dhe shteti. këta thirren në trashëgim sipas radhës që cakmhet në Kodin Civil të RPSSH. Me fëmijët tarazohen edhe të hirësuarit. T. me ligj ka vend kur trashëgimlënësi nuk ia bërë testament, kur testamenti është tërësisht cse pjesërisht i pavlefshëm ose kur trashëgimiënësi ka lënë me testament vetëm një pjesë të pasurisë.

(K. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Trashëgimia


[cite]