TRAKOMA
✤ (Trachoma). Sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi Trachomatis Chlamydozoon (filtrues), e cila shpie në verbim po nuk u mjekua. Higjiena e keqe vetjake rëndon sëmundjen dhe shton përhapjen e saj. Sëmundja karakterizohet me fotofobi, lotim, etj. Kornea nga lart turbullohet, formohet një perde dhe enëzohet. Konjuktiva e forniksit të sipërm mbulohet me flluska që çahen (Iëngu ka viruse), përfundon me cikatrizimin e deformimin e kapakëve.

Më 1946 u organizua në të gjithë vendin lufta kundër T., e cila ka qenë kryesisht e përhapur në rrethet Vlorë e Fier. Në Shqipëri që nga v. 1949 u arrit të zhdukej T., kjo sëmundje e rrezikshme. (Y. Sht.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Trakoma


[cite]