Triodi

(greqisht: τρίοδος) Triodi është libër liturgjik i kishës, i cili përmban himne që nga e Diela e Telonit dhe Fariseut deri të Shtunën e Madhe në mëngjes. Emërtimin triod e mori sepse shumica e himneve që psallen përbëhen nga tre këngë. Triodi është hartuar nga himnografët: Josif (+830), Teodor Studiti (+826) dhe Andrea i Kretës (+726).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]