TRUPI QELQOR
Hapësira e brendshme e bulbit është e mbushur me një lëng pa ngjyrë, të tejdukshëm e xhelatinoz, që formon atë që quhet trupi qelqor i syrit. Trupi qelqor ka formën e një sfere, me një të thelluar në pjesën e përparme, në të cilën vendoset pjesa e prapme e kristalinit.
Trupi qelqor kryen një funksion shumë të çmuar, ai ka aftësinë të rritë së tepërmi këndin e shikimit të syrit. Pa trupin qelqor syri ynë nuk do të kishte mundësinë që të përfytyronte gjithë hapësirën që ndodhet para nesh; pra përfytyrimet që do të formoheshin në syrin tonë, do të ishin tepër të kufizuara.
[cite]