TRUNGU I TRURIT

Trungu i trurit është i përbërë nga disa pjesë: nga palca e zgjatur, nga ura e Varolit, nga truri i mesëm dhe nga truri i ndërmjetëm.

Në trungun e trurit gjenden disa qendra që kontrollojnë e drejtojnë funksione të rëndësishme jetësore. Njëkohësisht nëpër trungun e trurit kalojnë një mori fijesh nervore që vijnë nga palca e që shkojnë në trurin e madh. Çdo dëmtim i kësaj pjese të trurit shoqërohet me shqetësime shumë të rënda.

Trupi — Ynë

[cite]