TRURI I MESËM

Në trurin e mesëm ndodhen një mori qelizash nervore, të cilat, duke u bashkuar, formojnë disa bërthama nervore. Këto bërthama paraqesin qendra ndjesore nervore dhe qendra lëvizore. Qendrat ndjesore janë të lidhura me organet e shqisave të të parit, të të dëgjuarit, ndërsa ato lëvizore me muskujt që shkaktojnë lëvizjen e këtyre organeve.

Kur dikush na drejton në sy, me anën e një pasqyre, rrezet e dritës, menjëherë kundërveprojmë, i largojmë sytë nga rrezet e dritës. Si ndodh kjo? Rrezet e dritës që bien në sy, shkaktojnë lindjen e impulseve nervore, të cilat, me anën e nervit optik, përcillen në tru. Por disa fije nervore ndahen nga tufa e nervit optik dhe e përcjellin impulsin deri te bërthamat e trurit të mesëm, në qendrat ndjesore të tyre. Prej këtej ngacmimi përçohet në qendrat lëvizore që drejtojnë nervat, të cilët ua përcjellin muskujve që lëvizin syrin. Në këtë mënyrë ne u shmangemi rrezeve të dritës qe bien në syrin tonë. Po kështu kundërveproj në edhe qendrat që lidhen me organin e të dëgjuarit. Në trurin e mesëm ndodhen qendrat nervore të reflekseve të të dëgjuarit e të të parit.

Trupi — Ynë

[cite]