TUNELI I QAFËS SË THANËS


TUNELI I QAFËS SË THANËS
✤ Tunel në vijën hekurudhore Përrenjas-Pogradec, me gjatësi të përgjithshme 3015 m, me një kalim, i ndërtuar më 1975-1979. Kalon nëpër shkëmbinj gëlqerorë ahe uitrabazikë të Qafës së Thanës duke dalë pranë fshatit Lin. Gjatë ndërtimit pati vështirësi të shumta, sidomos në kalimin e shkëmbinjve ultrabazikë me presione të mëdha minerare. Në thellësi të tunelit doli ujë, rreth 650 litër/sek, që sot përdoret për ujitjen e fushës së Domosdovës.

(E.Gj.-J.Ç.-J.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tuneli I Qafës Së Thanës


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "TUNELI I QAFËS SË THANËS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/tuneli-i-qaf%c3%abs-s%c3%ab-than%c3%abs