TUMAT
✤ Kodërvarre të ndërtuara me dhe, me dhe e gurë, rrallë vetëm me gurë, karakteristikë për varrimin te ilirët. Shfaqja e tyre në Ballkan lidhet me shtegtimet e blegtorëve indoevropianë të stepave, në fillim të epokës së metaleve. Në Iliri duken për herë të parë në bronzin e hershëm. Kësaj kohe i përkasin T. e Pazhokut, Barçit dhe Piskovës. Përdoren pa ndërprerje gjatë tërë epokës së bronzit dhe bëhen karakteristike veçanërisht për epokën e hekurit të hershëm. Pas kësaj kohe ngrihen rrallë, duke u zëvendësuar si rregull me varreza të sheshta. Varret e kohëve më të vona lidhen me adhurimin e T. si vende të shenjta.

T. janë gjetur në të gjitha rrethet e Shqipërisë, më shumë në krahinat veriore. Zakonisht ngrihqn në fusha, lugina, tarraca lumore, bregore ose kodra. Janë vendosur në grupe të vogla ose të mëdha, rrallë të -vetmuara. Njihen në popull me emrin: tuma, çuka, suka, pirgje etj. Kanë formën e një segmenti sferik, me lartësi nga 0.50 m deri 5 m e diametër 8-44 m. Në qendër të T., mbi taban ose nën të, vendoset varri më i hershëm nganjëherë i mbuluar me muranë gurësh. Përreth e mbi të vendosen varre të tjera të njëkohshme ose më të vona. Rrathët kufLzu.es

prej gurësh lidhen me ndërlimin e varrit qendror, me ngritjen përfundimtare të T. osc me fazat e ndryshme të ngritjes së saj. Në disa raste siparfaqja mhulohej nga një shtresë gurësh. Varret janë gropa të thjeshta, herë-herë të rrethuara e të mbuluara me gurë, arka prej rrase guiësh (ciste) etj. Në epokën e bronzit e në fillbr të asaj të hekurit kufoma mbështetej në ajëiin krah me këmbë të mbledhura, ndërsa në epokën e hekurit’. të zhvilluar në shpinë me këmfoë ië shtrira. Djegia përdorej shumë rrailë. Ajo irybej brenda në tume ose jashtë saj. Mbeturinat vsndoseshin në enë balte (urna) ose futeshin irejt e në gror-e. Janë zbuluar eihe varre përkujtimore, pa skelet (kenotaf). Inventari përeaktohej nga seksi dhe gjendja shoqërore e të vdekurit. Ai përbëhei nga armë bronzi dhe he’kuri, enë balte e stoli të ndryshme, rrallë prej veglash pune.

Gjurmimi i varrezave tumulare, si varreza ko’ektive të lidhura me rendin fisnor patriarkal, parsqet interes të shumanshëm. Nëpërmjet tyre naiiçohen aspekte tc karakterit etnik, slioqëror, kuituror e artistik te ilirëve, në eiopa të veçanta t§ zhvillimit të tyre historik.

(Zh.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tumat


[cite]