UJËMBLEDHËSIT


UJËMBLEDHËSIT
✤ Vepra të mëdha hidrotekmke, të ndërtuara pas Çlirimit, që mbledhin ujë për ta përdorur sipas nevojave për ujitjen e kulturave bujqësore, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujësjellës, për industrinë etj. U. përbëhen zakonisht nga diga (e ndërtuar me dhe ose me zhavor e argjil, gurë, zhavor e argjil, me beton etj.), shkarkuesi i ujërave të tepërta, ujëlëshuesi nga ku merret ujët etj. Mbushja me ujë e U. bëhet nga reshjet që bien në pellgun shimbledhës të tyre ose nga lumenj, përrenj, burime etj.

Për nevojat në rritje të ekonomisë soeialiste janë ngritur shumë U. Vetëm për ujitje, sidomos të zonave kodrinore e malore, janë ndërtuar mbi 600 U. që grumbullojnë rreth 450 milionë m3 ujë. Ndër më të mëdhenjtë janë i Thanës, i Kurjanit, i Gjançit, i Doftisë etj.

ÇDh.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujëmbledhësit


[cite]