UJËRAT MINERALE


UJËRAT MINERALE
✤ Ujëra zakonisht nëntokësore që kanë veprim mjekues në organizmin e njeriut, meqë përmbajnë kripëra, gaze të tretura lëndë organike dhe shpesh kanë temp. të lartë. U.M. janë edhe ujërat që përmbajnë përbërës kimikë si jod, brom etj., që mund të nxirren prej tyre në rrugë industriale.

Sipas përmbajtjes së elementëve të ndryshëm U.M. ndahen në disa lloje. Në Shqipëri ndeshen kryesisht U.M. sulfhidrike, metanore, jodo-bromurore e sulfatore. Më të njohurat e më të përdorurat janë ujërat termo-minerale sulfhidrike të Uixhave të Elbasanit (që përmbajnë HjS-403 mg/1 dhe kanë temp. 48-55°C), burimi i banjave Peshkopi (H2S-49 mg/1; temp. 35-43°C); Uji i bardhë në Mamurras (326 mg/1 dhe 18,5-22,5°C); burimet e Lengaricës në Përmet (4 mg/1 dhe 26-31°C), burimi i Sarandaporos në Leskovik (7 mg/1 dhe 26,7°C) etj. Këto burime formohen kryesisht nga qarkullimi i ujit në thellësi nëpër shkëmbinj karbonatikë.

Ujëra metanore e jodo-bromurore janë takuar në shpimet e thella në një sipërfaqe të gjerë të Ultësirës Pranadriatike në Ardenieë, Patos, Fier, Seman etj. Ato kanë zakonisht mineralizim shumë të lartë e në disa raste përmbajnë jod ose brom në sasi me rëndësi industriale. Janë formuar nga qarkullimi i vështirësuar i ujërave në zonat e thella naftëmbajtëse.

Ndër UM. sulfatore të Shqipërisë është edhe Uji i Glinës (shih), i formuar nga lëvizja e ujërave nëntokësore nëpër gëlqerorët dhe gjiDset.

(R.E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujërat Minerale


[cite]