UJËSJELLËSIT


UJËSJELLËSIT
✤ Vepra inxhinierike që shërbejni për të furnizuar me ujë qendrat e banuara, objektet industriale, bujqësore, social-kulturore etj. U. përfshijnë veprën e marrjes, tubacionin kryesor^ depot si dhe rrjetin shpërndarës me presion derf në 5-6 atm. U. shfrytëzojnë ujërat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore, janë me vetërrjedhje dhe me ngritje mekanike.

Në Shqipëri janë ndërtuar U. që në kohët më të lashta. Nga U. më të hershëm në Shqipërf është ai i Butrintit (shek.I-II e.r.) me urë-kanah që kalonte në Fushën e Xarës. U. më kompleks ishte ai i Durrësit i shek.II e.r. që merrte u. ë’. e 1. Erzen. Kishte shumë vepra arti si kansls nëntokësore, ura-kanale, tunele e puse konrrclluji shpërndahej nëpër qytet me gvpa plumbL Trsdita e ndërtimit të U. vijoi edhe gjatë antiiite-tlt të vonë dhe mesjetës. U. i Melanit në Gjirokastër është hërë me gypa qeramike, ndërsa kanalet e U. të Domgjonit në-Kukës janë bërë me muraturë guri. Kalaja e Krujës furnizohej me ujë nëpërmjet një U. me gypa qeramike, që niste sipër në malin e Krujës. Gjatë periudhës së pashallëqeve të mëdha shqiptare u ndërtuan U. i kalasë së Gjirokastrës dhe U. i Bënçës në Tepelanë. U. i Gjirokastrës me gjatësi rreth 12 km niste në malin e Sopotit mbi Lazarat, kalonte mbi disa ura-kanale e mure mbajtëse dhe futej në sterat e kalasë, në anën JP. Në mjaft qytete e fshatra për ujë përdoreshin sterat dhe puset. Deri para Çlirimit ka pasur vetëm 7 U. të rregullt (Tirana, Durrësx, Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Gjirokastra), por duke mos qenë çdo shtëpi e lidhur me rrjetin. Sasia e përgjithshme e ujit që jepnin këta U. arrinte 160 litër/sek dhe një banori i takonin 40-45 litra në ditë si mesatare vjeiore.

Më 1960 numri i U. arriti në 30. Sasia e përgjithshme e ujit u rrit 7 herë, me një konsum speeifik mesatar vjetor prej 190 litra për çdo banor në ditë. Në vitet e pesëvjeçarit të pestë (1965-1970) në të gjitha qytetet u ndërtuan U. Duke zbatuar orientimin e përgjithshëm të PPSH për të ngushtuar dallimin midis fshatit dhe qytetit, është punuar edhe për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me ujë në fshat, duke ndërtuar U. të rregullt si U. i Dropullit, i Mbishkodrës, i Zonës së Pezës etj. Sot rreth 90% të fshatrave kanë U. të rinj ose u është përmirësuar furnizirni me ujë. U ndërtuan edhe U. të veçantë për furnizimin me ujë të veprave të mëdha industriale. Si mesatare vjetore për të gjithë qytetet e vendit, më 1982-1983, nga rreth 140 U. sigurohet një konsum specifik prej 375 litra në djtë”pëu një banor. Sasia e përgjithshme e ujit, , pa përfshirë atë të përdoruesve industrialë, është rritur mbi 30 herë, kundrejt asaj të paraçlirimit. U. më të rëndësishëm janë U. i Tiranës (shih), U. i Fushë-Kuqes (shih), i Novoselës (Vlorë), i Hosit (Gjirokastër), i Burrelit, i Sulovës etj.

(S.Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujësjellësit


[cite]