UJËVARA E GRUNASIT


UJËVARA E GRUNASIT
✤ Ujëvarë në shpatin P të luginës së Thethit (shih) në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën P të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë në një greminë 25 m të thellë. Në rrëzën e greminës është formuar një pellg, prej të eilit uji derdhet në 1. e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit. Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur ahu dhe rreth e rrotull bien stërkala. U. e G. me mjedisin e saj përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike dhe monument natyre.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujëvara E Grunasit


[cite]