Uljet e tokës

Kur gjeologët evropianë u përpoqën një shekull më parë të bindnin njerëzit që toka ngrihej dhe ulej, ata parashtruan si prova rrënojat e Tempullit të Xhove Serapidës në Pocuoli, nga të cilat kanë mbetur tri kolona të larta mjaft të ngritura mbi nivelin e detit, megjithëse të bëra shoshë nga vrimat që kanë lenë butakët litodomet. Pa dyshim, në një periudhë të mëvonshme pas ndërtimit të tempullit, toka u ul pak nga pak dhe kolonat u fundosën pjesërisht. Për qindra vjet me radhë butakët vazhduan punën e tyre; më në fund toka u ngrit rishtas dhe kolonat dolën edhe një herë plotësisht mbi sipërfaqen e tokës.
Përveç kësaj, për fundosjen e bregdeteve dëshmojnë edhe shumë lugina nënujore që janë vazhdim i luginave tokësore si, për shembull, luginat e lumenjve që derdhen në gjirin e Gjenovës dhe që vazhdojnë të zgjaten poshtë, nën nivelin e detit Tiren. Shumë funde detesh duket qartë se një herë e një kohë kanë qenë pjesë e kontinenteve. Pamja e fundit të detit në afërsi të ishujve Aleutine është, për shembull, një peizazh tipik i kodrave të gërryera dhe i luginave lumore.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]