Toka që shembet
Çfarë skenash sajon fantazia jonë! Grënlanda një zonë me palma . . .. Afrika e Jugut e mbuluar me akullnaja …. Poli Verior afër Japonisë…. këneta në ishujt Shpicberg…. kontinente të tëra që shkëputen…. një planet që rrotullohet, duke u vërtitur si një fugë…! Këto janë probleme që kërkojnë vrojtim dhe studim të vëmendshëm. Por sot nuk ka pothuajse asnjë dyshim se Toka jonë e lashtë herë pas here e ka humbur me të vërtetë ekuilibrin, se ka filluar të luhatet, dhe se ka gjetur më në fund një mënyrë të rregullt lëvizjeje, vetëm nëpërmjet ndryshimeve të boshtit të saj të rrotullimit. Çjanë këto forca vigane që e kanë trazuar planetin tonë?
Ndonjë meteorit vigan? Zhvendosjet e mbulesave akullnajore të shkaktuara nga ndryshimet e nxehtësisë së Diellit? Apo lëvizjet e materialeve në brendësi të Tokës, që u detyrohen rrymave të ngrohta dhe të ftohta? Shkaku ka qenë ndofta grumbullimi i shtresave të mëdha të fundërrimeve në disa zona, ose presionet tepër të mëdha që nxitën ngritjen e maleve dhe fundosjen e shtresave të fundit të oqeaneve? Sidoqoftë, shkaqet që kanë ekzistuar në të kaluarën ekzistojnë edhe sot, prandaj Toka mund ta humbasë ekuilibrin përsëri. Natyrisht, vetëkuptohet se këto lëvizje kanë qenë jashtëzakonisht të ngadalta.