Unitët

(greqisht: ουνίτες) Unitët Term i përdorur nga Kisha Romano-katolike për të bashkuar komunitetet ortodokse të lindjes me ato të perëndimit. Fjala unitas ka kuptimin bashkimi. Rolin vendimtar në zbatimin e politikës uniatiste e luajtën jezuitët. U krijuan shumë kolegje siç ishte Collegium Maroniticum dhe Collegium Iliricum (përkatësisht më 1584 dhe 1576). Duke parë suksesin e madh të këtyre shkollave u ndje nevoja e krijimit të një qendre koordinuese të propogandës fetare. Për këtë qëllim u themelua: Congregatio de Propagan Da Fide. Arbëreshët e Italisë janë unitë, ortodoksë por që pranojnë papën e Romës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]