URA E GORICËS


URA E GORICËS
✤ Urë në Berat, mbi lumin Osum. Është ndërtuar së pari prej druri në shek. XVIII, më 1780 në kohën e Ahmet Kurt Pashës u ndërtua prej guri dhe u rindërtua përsëri në vitet 1920-1930. Ka gjatësi 129.3 m, gjerësi 5.3 m dhe përbëhet nga 7 harqe, me hapësirat nga 9 deri 16.7 m. Lartohet 10 m mbi shtratin e lumit. Lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Mbi të kalojnë edhe automjetet.

(Mi.D.—Sh.T.—Pi.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ura E Goricës


[cite]