UNSCOB
✤ (United Nations. Special Committee of Balkans— Komisioni Special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin). U krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB më 21.10.1947.

Nga vetë titulli i rezolutës «Kërcënim për pavarësinë politike dhe tërësinë e Greqisë», në bazë të së cilës u krijua UNSCOB-i, kuptohet se ai nën maskën e një organizmi të OKB-së përdorej nga imperialistët amerikanë e anglezë për të përligjur ndërhyrjen e tyre kundër popullit grek, si edhe për të fryrë e nxitur histerinë e luftës së ftohtë në Ballkan. UNSCOB-i duke falsifikuar realitetin, u përpoq të paraqiste si fajtorë për situatën në Greqi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, të justifikonte ndërhyrjen e armatosur anglo-amerikane për të shtypur luftën çlirimtare të popullit grek si dhe provokacionet e armatosura kundër Shqipërisë socialiste. Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë e ka quajtur të paligjshëm krijimin e këtij Komisioni dhe nuk mhajti asnjë lidhje me të.

(H.Ke.—VI.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Unscob


[cite]