URA E SHKUMBINIT


URA E SHKUMBINIT
✤ (1923). Gazetë e përjavshme politike, letrare dhe ekonomike me drejtim antifeudal e demokratik. Numri i parë doli më 23.3.1923 në Elbasan, vijoi deri në nr. 45 më 1924. Botoi programin e grupit «As i Pashës, as i Beut» me frymë demokratike e përparimtare. Mbante panillën: «Mbron lirinë e njësinë e vërtetë». Luajti rol në përpunimin e opinionit sidomos gjatë fushatës së zgjedhjeve të dhjetorit 1923 për Asamblenë Kushtetuese, duke mbajtur krahun ahtifeudal e demokratik të qarkut të Elbasanit.

(P.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ura E Shkumbinit


[cite]