USHQIMI SOCIAL
✤ Tërësia e rrjetit të gjellëtoreve, restoranteve, mensave, bufeve, ëmbëltoreve etj., të shpërndara në qytet e në fshat. Shërben për të përgatitur në mënyrë të përqcndruar dhe të industrializuar gjellë, ëmbëlsira, produkte ushqimore gjysmë të gatshme etj., të nevojshme për popullsinë, si I dhe për punonjësit në ndërmarrje, në kooperativa dhe në institucione të ndryshme.
Sistemi i U’.S. kursen produktet ushqimore, ndihmon për të lehtësuar gruan nga prfnët e shtëpisë, përmirëson kushtet higjieno-sanitare të përgatitjes së ushqimit. Ky sektor i tregtisë socialiste ka marrë një zhvillim të madh në vendin tonë. Krahas rritjes të vëllimit të qarkullimit të prodhimeve të tij, është rritur e zgjeruar dhe rrjeti i U.S. Më 1970 numri i njësive të U.S. ishte 2275, në 1982 ai arriti në 2940 njësi. Një zhvillim të madh U.S. ka marrë në qendrat e ndryshme të punës e të prodhimit dhe në fshat, ku ndër të tjera është ngritur një numër i madh mensash për punëtorët dhe kooperativistët. Shërbimi në këtë sektor kryhet nga ndërmarrje të specializuara (ndërmarrjet e U.S.), nga ndërmarrjet tregtare të artikujve të ndryshëm (NTAN) (shih) dhe nga ndërmarrjet e fumizimit të punëtorëve (NFP) (shih), kurse në kooperativat bujqësore shërbimi i U.S. kryhet nga vetë këto.
(N.Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ushqimi Social