UZINA E PRODHIMEVE TË AZOTUARA GOGO NUSHI FIER
✤ Uzinë kimike që prodhon produkte të azotuara, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U krijua me bashkimin e uzinës së nitratit të amoniumit (1967) dhe uzinës së uresë (1976).
Prodhimi kryesor janë plehrat e azotuara për bujqësinë. Prodhon: nitrat amoniumi iNILNQme 34% azot që përdoret si pleh kimik për bcjqësinë dhe si gjysmë produkt për qëHime të ra kimike, ure CO(NH2)2 me 46% azot që përdoret si pleh kimik për bujqësinë, si shtesë në ushqimin e kafshëve, si gjysmëprodukt për prodhimin e ngjitësve etj, amoniak sintetik (NH„) 99% që përdoret si gjysmëprodukt për prodhimin e nitratit të amoniumit, uresë dhe acidit nitrik, në ind. e prodhimit të sodës, në veçimin e nikel-kobaltit nga xeherori i hekurit në metalurgji, në sistemet e ftohjes, në prodhimin e ujërave amoniakore etj, acid nitrik (HN03 53%) që përdoret si gjysmëprodukt për prodhimin e nitratit të amoniumit, si dhe për qëllime të tjera industriale, acid nitrik (HN03 65%) për qëllime laboratorike, nitrat natriumi (NaN03) që përdoret në ind. e qelqit, në ind. mekanike etj, protoksid azoti (N20)që përdoret si lëndë narkotike në kirurgji. Si lëndë të parë përdor gazin metan dhe airin atmosferik. Prodhimi mbështetëf në një teknologji të përparuar. (Th. Më.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Uzina E Prodhimeve Të Azotuara Gogo Nushi Fier