UZINA E RADIOTELEVIZORËVE DURRËS


UZINA E RADIOTELEVIZORËVE DURRËS
✤ Uzinë e ind. elektronike që merret kryesisht me prodhimin e -radiove ahe të televizorëve. Ka filluar punën më 1963 si një repart i Uzinës Elektromekanike dhe u nda si uzinë më vete në 1974. Që në 1965 ka filluar montimi i radiove dhe televizorëve, ndërsa më 1969 u vu në punë linja për prodhimin e televizorëve bardhë e zi. URT ka prodhuar dhjetëra tipa radiosh, televizorësh, magnetofona, amplifikatorë, stabilizatorë, aparatura marrëse e dhënëse për ndërlidhje etj, Tani në URT janë ngritur linja të veçanta, për prodhimin e komponentëve të ndryshëm me teknologji bashkëkohore. Të gjitha detalet metaiike e plastike si dhe qarqet e stampuara për aparaturat elektronike prodhohen nga vetë uzina. Parashikohet të fillojë prodhimi i televizorëve me ngjyra, pajisjeve e sistemeve elektronike për automatizimin e proceseve të prodhimit, aparateve matëse të ndryshme .elektronike etj.

(H.Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Radiotelevizorëve Durrës


[cite]