UZINA E SODËS DHE PVC VLORË


UZINA E SODËS DHE PVC VLORË
✤ Uzinë kimike nga më të rëndësishmet në vend. U krijua me bashkimin e uzinës së sodës (1967) dhe fabrikës së klorurit të polivinilit (1978). Prodhon duke zbatuar procesin e amoniakut (Solvay) sodë të kalcinuar që i shkon ind. së qelqit, dhe sodë kaustike që i shkon ind. së sapunit, Si lëndë e parë përdoret kripa e minierës së Dhrovjanit (shih Kripa e gurit). Në fabrikën e klorurit të polivinilit prodhohen si produkte ndërmjetëse për proeesin e polimerizimit klor, hidrogjen, acid klorhidrik, karbur kalciumi, klorur vinili dhe si produkt përfundimtar kloruri i polivinilit. Rrëshira e prodhuar shërben si mate»al gjysmëindustrial për fabrikat e plastikës në Durrës e Lushnjë dhe për fabrikën e telave e të kabllove elektrike në Shkodër. Rezervat e lëndëve të para dhe niveli i zhvillimit industrial të vendit krijojnë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj uzine. (N.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Sodës Dhe Pvc Vlorë


[cite]