UZINA MEKANIKE DINAMO TIRANË


UZINA MEKANIKE DINAMO TIRANË
✤ Uzinë mekanike që prodhon kryesisht makineri për miniera. U ngrit më 1962 nga një repart i Uzinës «Enver» (shih) dhe në fillim prodhonte pajisje e pjesë ndërrimi të ndryshme. Më 1972 u kthye në një uzinë të specializuar. Sot prodhon rreth 40 lloje makinerish, pajisjesh e pjesësh ndërrimi për minierat dhe për fabrikar e pasurimit të mineraleve të dobishme. Ka pro ‘dHu§r edhe hidroturbina për HEC-e të vegjël, teleferikë për transport lënde drusore nga pyjet, sharra s’nirit dhe makineri të tjera për ind. e drurit, makina metalprerëse, makina brumëgatuese për ind. ushqimore, çekiçë pneumatikë farkëtarie, makina suvatimi për ndërtimin etj.

(Th. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Mekanike Dinamo Tiranë


[cite]