UZINA MEKANIKE E GJEOLOGJISË TIRANË


UZINA MEKANIKE E GJEOLOGJISË TIRANË
✤ Uzinë që prodhon makina, pajisje e pjesë ndërrimi për kërkimet gjeologjike. U ngrit më 1952 si ofiçinë dhe në fillim ka prodhuar pjesë ndërrimi dhe ka bërë rimonte kapitale të makinerive e pajisjeve të kërkimeve gjeologjike. Me dy rikonstruksione (1963 dhe 1971) u kthye në një uzinë për prodhimin e riparimin e përgjithshëm të pajisjeve dhe makinave të shpimit, si kulla, sonda, pompa e agregate shpimi të tipave të ndryshëm me aftësi shpimi 300, 700 dhe 1400 metra, si sonda «35 Vjetori i Çlirimit® etj. (E. Le.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Mekanike E Gjeologjisë Tiranë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "UZINA MEKANIKE E GJEOLOGJISË TIRANË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/uzina-mekanike-e-gjeologjis%c3%ab-tiran%c3%ab