UZINA MEKANIKE E NAFTËS PATOS


UZINA MEKANIKE E NAFTËS PATOS
✤ Uzinë mekanike që prodhon pjesë ndërrimi, makina e pajisje dhe bën ripërtëritjen e detaleve për nevojat e ind. së naftës. Është ngritur më 1963 mbi bazën e ofiçinës mekanike. Prodhon nyje dhe detale të ndryshme për sondën «Naftëtari 200», kompreso.rë ajri, kuti shpejtësie dhe agregate pastrimi, reduktorë për agregatet e çimentimit, saraçineska të salduara ose të derdhura, që punojnë në presion deri 400 atm për agregatet e çimentimit. Prodhon edhe dalta të ndryshme për shpimin e puseve.

(S. Kum.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Mekanike E Naftës Patos


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "UZINA MEKANIKE E NAFTËS PATOS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/uzina-mekanike-e-naft%c3%abs-patos