UZINA MEKANIKE E NAFTËS QYTETI STALIN


UZINA MEKANIKE E NAFTËS QYTETI STALIN
✤ Uzinë mekanike që prodhon makina, pajisje e pjesë ndërrimi për ind. e naftës, ndërmarrje «Hero i punës socialiste.» Është ngritur mbi bazën e ofiçinës mekanike dhe është rikonstruktuar më 1963 e më 1970. Ka prodhuar për herë të parë në vend detaje të derdhura prej gize sferoidale, ka zbatuar për herë të parë stampimin e lëngët të detaleve dhe azotimin e çeliqeve. Sot prodhon mbi 30 makina e pajisje të rëndësishme për ind. e naftës si: sonda, pompa thellësie e pompa të tjera, lëkundës, arganelo, reduktorë, kushineta, peshkatore të ndryshme, vinça për sondat e shpimit etj. Kohët e fundit ka prodhuar sondën «Naftëtari-200» me aftësi shpimi deri 5000 m dhe ka përmirësuar fuqizuar dhe elektrifikuar sondat e shpimit ekzistuese (D-5) duke rritur aftësinë shpuese të tyre nga 3000 m në 4000 m.

(S. Kum.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Mekanike E Naftës Qyteti Stalin


[cite]