UZINA PARTIZANI TIRANË


UZINA PARTIZANI TIRANË
✤ Uzinë mekanike e specializuar për prodhimin e enëve të kuzhinës dhe të pajisjeve shtëpiake metalike. Është ngritur më 1958 mbi bazën e një koop. të artizanatit që gjatë viteve 1947-1958 prodhonte veg-

la pune për bujqësinë, vegla të imta ndërtimi si dhe enë kuzhine prej alumini. Më 1967 u bë rikonstruksioni i uzinës dhe u ndërtua reparti i ri i emalimit. Sot U. P. prodhon lloje të ndryshme enësh kuzhine, sobash prej Uamarine të emaluar, si dhe makina larëse gjysmautomatike, kryesisht me përpunim plastik të llamarinave. Një pjesë e prodhimit sidomos enët e emaluara eksportohen. Nga U. P. janë shkëputur disa reparte të cilat janë kthyer në uzina prodhimi pajisjesh, orendish e objektesh metalike, si uzina «Dajti», uzina «Tirana» (që prodhon edhe biçikleta, karroca fëmijësh etj.) si dhe Uzina e Veglave Bujqësore në Tiranë.

(S. Kum.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Partizani Tiranë


[cite]