UZINA METALIKE GJIROKASTËR


UZINA METALIKE GJIROKASTËR
✤ Uzinë mekanike që prodhon artikuj të përdorimit të gjerë, kryesisht shtëpiakë. Është ngritur më 1955, dhe prodhon lugë, pirunj, gërshërë, çadra, thika, zinxhirë, furnela me vajgri, makina larëse, rubineta, saraçineska etj, rreth 120 artikuj metalikë për përdorim të gjerë, një pjesë e të cilave eksportohet. Në proceset e prodhimit mbizotëron teknologjia e stampimit në të ftohtë.

(T.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Metalike Gjirokastër


[cite]