VALËT SHKATËRRIMTARE OQEANIKE

VALËT SHKATËRRIMTARE OQEANIKE

(deti)

Kur ndodh ndonjë tërmet në fund të detit, uji pëson një luhatje të fortë lart e poshtë, që ndjehet si një tronditje e fuqishme nga anijet që lundrojnë në atë kohë në afërsi të atij vendi. Nganjëherë tërmetet shkaktojnë valë shumë të fuqishme, që arrijnë që nga mesi i oqeanit gjer në brigjet e kontinentit, ku mund të shkaktojnë përmbytje e shkatërrime të mëdha. Njihen valë oqeanike që kanë përshkuar përmes tërë Oqeanin Atlantik dhe Oqeanin Paqësor. Lartësia e tyre arrin deri në 10, 20 e bile edhe 30 metra. Këto valë shkaktohen nga tërmetet e fuqishme në fund të oqeanit, gjatë të cilave ndodhin zhvendosje vertikale të një zone të tërë të fundit të oqeanit etj. Shpesh këto quhen edhe «valë sizmike». Në Japoni i quajnë «cunami», që do të thotë «valë të mëdha në molo». Shpejtësia e tyre arrin deri në 700-800 km/orë, Valët shkatërrimtare «cunami» hasen kryesisht në Oqeanin Paqësor, sepse fundi i tij rreth e rrotull është zonë aktive vullkanike. Sot është krijuar një sistem lajmërimi për njoftimin e popullsisë në vendet që kërcënohen nga mësymja e valëve të tilla.

Qielli – Deti – Toka

[cite]