AJSBERGU

(deti)

Në temperatura të ulëta, nën zero, uji i detit ngrin dhe formon masa të mëdha akulli, që herë-herë duken si fusha të pafund akujsh. Nganjëherë, copa të mëdha akulli si male të vërteta, shkëputen dhe bien në det, ku nisin lundrimin, duke u bërë një rrezik për anijet që ndeshin gjatë rrugës. Ajsbergët — malet e akullit, — hasen me shumicë përreth Antarktidës dhe në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Mbi sipërfaqen e oqeanit duket vetëm një pjesë e vogël e ajsbergut — një e teta, ndërsa pjesa tjetër ndodhet e zhytur në ujë. Ajsbergët janë shumë të rrezikshëm për anijet transoqeanike. Shumë anije janë shkatërruar e janë fundosur për shkak se janë përplasur me ndonjë ajsberg gjatë natës ose në kohë me mjegull. I tillë është rasti i vaporit të madh transoqeanik «Titanik», që u përplas me një ajsberg dhe u fundos në Oqeanin Atlantik në vitin 1912. Sot anijet e vaporët janë të pajisur me aparatura moderne elektronike, që i diktojnë ajsbergët në çdo kohë, në mënyrë që t’u shmangen pa rrezik.

Qielli – Deti – Toka

[cite]