Vasil Papakristu
shqiptar ortodoks Vasil Papakristu (1858-1936) ka lindur në Labovën e Kryqit në vitin 1858. Që në moshë të re, në vitin 1862, emigroi në Kostandinopojë tek i ati, i cili ishte protopapë në Prigjipo ku Vasili kreu edhe shkollën fillore. Në vijim kreu studimet në Shkollën Teologjike të Halkit, të cilat i përfundoi në vitin 1882 duke mbrojtur temën: “Kundër pagëzimit me spërkatje”. Më pas emërohet profesor i fesë dhe i greqishtes në Mësonjëtoret Zografiane dhe njëkohësisht predikues në Gjirokastër. Në kohën e Patrikut Ekumenik Anthimit VII ai u zgjodh Protosingjel i Madh i Patriarkanës, ku shërbeu rreth dy vjet. Vasil Papakristu shkroi shumë elegji heroike, ndër të tjera edhe për Shkollën e Saraqinishtës. Vasili ishte një nga nipat e Çaush Priftit të Hormovës. Ky i fundit ishte figurë heroike dhe një nga udhëheqësit kryesorë për autonomi. Vasil Papakristu qëndroi në fronin e Mitropolitit të Drinopullit (1909-1929). Ai fjeti më 26 shkurt të vitit 1936 dhe u varros në Delvinaqi. Në ditën e varrimit të tij, pazari i Janinës u mbyll në shenjë zie kombëtare. Monumenti i tij që gjendet në Delvinaqi ka të njejtën vlerë me ushtarin e panjohur.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1–G. Gagari, Kalendari Dhodhoni, Viti 1899, faqe 142-144.