VATRA E RINISË


VATRA E RINISË
✤ (1933). Revistë e përjavshme për fëmijë dhe të rinj. Numri i parë doli në shkurt 1933, vijoi me ndërprerje deri më 1939. E drejtonte Vasil Xhaçka. Botoi shkrime për traditat dhe figurat historike të shquara, por edhe me lavde për regj.imin zogist, i cili e mbante revistën nën survejim. Dha ndihmesë për zhvillimin e letërsisë për fëmijë dhe për njohjen e veprave më të mira të letërsisë botërore për të vegjël. Në faqet e saj botuan shkrimet e para letrare Qemal Stafa, Kristaq e Margarita Tutulani, Aleks Caci, Besim Levonja, Mark Gurakuqi etj.

(B.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vatra E Rinisë


[cite]