Vdekja në krishterim

Vdekja në krishterim

Vdekja është fenomeni i shkëputjes së shpirtit prej trupit. Vdekja është frika dhe tmerri i njerëzve. Vdekja shkon kudo dhe nuk bën përjashtime, nuk ka frikë nga asnjë dhe i mposht të gjithë duke hedhur hijen e zezë tek të gjitha qeniet njerëzore. Vdekja realizon shkëputjen e trupit të njeriut nga shpirti. Megjithëse vdekja është e sigurt dhe e pashmangshme të gjithë besojmë se një ditë do të vdesim. Nëse ne da ta dinim momentin e vdekjes, atëhere kjo gjë do ta hidhëronte gjithë jetën tonë. Do të na e zhdukte gëzimin dhe hija e vdekjes do të mbulonte me një mjegull të rëndë e melankolike gjithë horizontin e jetës sonë. Po të dihej për secilin ora e vdekjes, atëhere ai do të kryente çdo gjë të ligë gjatë gjithë jetës së tij dhe në çastin e fundit do të pendohej. Por sa vlerë do të kishte një gjë e tillë? Njerëzit mëkatarë do të shtoheshin. Ja përse Perëndia, që çdo gjë e kryen me urtësi, na e fsheh çastin e vdekjes.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]