VETERANËT


VETERANËT
✤ Luftëtarë e veprimtarë të vjetër me përvojë e merita për mbrojtjen e përpariinin e atdheut, pjesëmarrës në luftërat e popullit për liri, pjesëmarrës të Luftës ANÇ, veprimtarë të dalluar e të vjetër të Ushtrisë Popullore e të sektorëve të tjerë të mbrojtjes dhe të ndërtimit socialist.

Veteranët e Luftës ANÇ kanë organizatën. e veteranëve, që është një shoqatë atdhetare vullnetare, e drejtuar nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës ANÇ, Veprimtaria e saj ka për qëllim të ruajë e të zhvillojë traditat atdhetare revolucionare; të edukojë masat, veçanërisht rininë, me ndjenjën e besnikërisë ndaj atdheut dhe të vendosmërisë për të mbrojtur fitoret soeialiste; të kujdeset në forma të ndryshme për përjetësimin e kujtimit të dëshmorëve e të ngjarjeve luftarake, të mbledhë e të botojë materiale e dokumente historike për pasurimin e arkivave dhe muzeve; të bëjë të njohur në botën e jashtme luftërat çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi e veçanërisht epopenë më të madhe të historisë së tij — Luftën ANÇ; të zhvillojë propagandë kundër luftërave grabitqare, pushtuesve e shfrytëzuesve. Organizata e veteranëve mban lidhje me organizatat demokratike ndërkombëtare e kombëtare të vendeve të ndryshme.

(Dh.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Veteranët


[cite]