VINÇANI


VINÇANI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lumalasit (shih). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Njësiti gueril u formua në nëntor 1941 dhe mori pjesë në aksionin për hapjen e depos së drithit. Më 25.12.1941 u formua celula e PKSH. Këshilli NÇ u ngrit më 28.9.1942, i pari në qarkun e Korçës. Më 28.12.1942 u ngrit çeta e Rrëzës dhe në prill 1943 u ngrit radiostacioni partizan. Në maj 1943 këtu ka qëndruar për një kohë sh. Enver Hoxha. Në qershor 1943 u bë mbledhja e komitetit qarkor të Rinisë antifashiste. Fshati u çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 25.10.1947. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Lumalasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, e pemëtaria. V. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi-muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vinçani


[cite]