VULLNETARI I LIRISË


VULLNETARI I LIRISË
✤ (1937) Revistë politike, organ i vullnetarëve shqiptarë në Brigadat Ndërkombëtare në Spanjë. Doli vetëm një numër në nëntor 1937 në Madrid. Pasqyroi luftën dhe heroizmin e vullnetarëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera, betejat më të rëndësishme të Luftës së Spanjës, figurat e revolucionarëve shqiptarë. I bëri thirrje popullit shqiptar për qëndresë kundër fashizmit.

(V.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vullnetari I Lirisë


[cite]