VLORA
✤ Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore të Shqipërisë, qendër e rrethit të Vlorës. Ndodhet në JP të vendit, huzë Adriatikut në gjirin me të njëjtin emër. Popullsia 61.200. Është shpallur qytet-hero më 1962.

Në lashtësi njihej me emrin Aulon. Gjurmët më të hershme I përkasin shek.VI p.e.r. Në shek. IV p.e.r. rrethohet me mure guri të latuar. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nën sundimin e Hohenshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mhretërinë e Arbërisë. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëpasëm ishte qendër e sanxhakut. Më 1531 sulltan Sulejmani me gurët e Aulonës ndërtoi një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e -përshtatur për artileri. Brenda kishte kulla 7-katëshe e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani, ashtu si dhe Xhamia e Muradies (shih). Në shek.XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pashë Tepelena e mori më 1812.

V. ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Më 28.12.1912 ‘këtu ‘Kuvendi kombëtar shpalli Pavarësinë dhe formoi qeverinë me Ismail Qemalin në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga imperialistët italianë. Më 1920 u krijua komiteti «Mbrojtja kombëtare», i cili organizoi forcat që morën pjesë në Luftën e Vlorës (shih) dhe pushtuesit italianë të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2.9.1920. Qyteti kishte 4000 banorë, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Këtu u krijua në prill 1921 federata «Atdheu». Me rastin e varrimit të A. Rustemit më 30.4.1924 u ngrit komiteti, i cili organizoi kryengritjen që çoi në Revolucionin e qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare, çerdhe e lëvizjes patriotike e revolucionare. Ushtritë fashiste italiane u pritën me pushkë në prill 1939. Gjatë Luftës ANÇ u zhvillua një veprimtari e gjerë e guerriljeve. Më 9.5.1942 u bë demonstrata e madhe e bukës. Në dhjetor 1941 u ngrit Komiteti Qarkor i PKSH me sekretar politik Hysni Kapon. Pushtuesit ushtruan terror masiv, hodhën në erë portin. U çlirua më 15.10.1944.

Pas Çlirimit V. u shndërrua në një qytet të zhvilluar industrial e qendër e rëndësishme kulturore e arsimore. Para Çlirimit kishte një fabrikë vaji, një fabrikë mielli, centra) të vogël elektrik e punishte artizanati. Sot janë zhvilluar disa degë të ind., më kryesoret janë: ind. e lebtë dhe ushqimore, ind. kimike, ind e materialeve të ndërtimit, e qeliqit. Janë ndërtuar gjatë pesëvjeçarëve vepra si: Uzina e Sodës dhe e PVC, një nga uzinat kimike më të rëndësishme në vend, fabrika e llampave, fabrika e çimentos, fabrika e zhveshjes së orizit, fabrika e ekstratit të taninit, kombinati i konservave «E.Telman», uzina mekanike «Kastriot Muço» dhe një varg ndërmarrjesh për prodhimet ushqimore, artistike, nxjerrjen e naftës, të kripës etj.

Më 1938 V. kishte një shkollë të mesme e disa shkolla fillore, 1 kopsht. Sot ka Shkollën e Lartë të oficerëve të FLD «Hysni Kapo», Shkollën e lartë të Aviaeionit, 11 shkolla të mesme, 14 shkoUa 8-vjeçare, 30 kopshte, 11 çerdhe fëmijësh. Në V. zhvillojnë veprimtari dega e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, bërthama të historianëve, arkeologëve, Botohet gazeta «Zëri i Vlorës», Qyteti ka teatrin dhe estradën profesioniste, teatrin e kukullave, grupin karakteristik të këngës vlonjate, Ansamblin e këngëve dhe valleve «Labëria», 3 kinema, Pallatin e sporteve dhe stadiumin «Flamurtari», bibliotekën, Pallatin e ri të kulturës. Klubi sportiv mban emrin «Flamurtari.» Janë hapur Muzeu historik, i Pavarësisë, Muzeu i monumenteve të kulturës, Muzeu etnografik, Muzeu i Komitetit qarkor të PKSH për Vlorën, Galeria e arteve, Ekspozita e kulturës popullore. Është restauruar rruga karakteristike «Justin Godar» dhe ndërtesa e klubit patriotik «Labëria». V. ka sot 3 spitale, poliklinkë, klinikë stomatologjike, qendër epidemiologjike etj.

Ndërtimet pas Çlirimit u shtrinë drejt bregut të detit, me rrugë të gjera e shtëpi shumëkatëshe. Është zgjeruar rruga kryesore që lidh Sheshin e Flamurit me qendrën e re të qytetit në lagjen «Pavarësia» (Skela), ku është hapursheshi i ri me emrin «Hysni Kapo» dhe me monumentin

e tij’ është hapur një rrugë e re për të hyrë në qytet nga V që të çon deri në qendrën e pazarit të dikurshëm. Janë ngritur vepra arti si Monumenti i Pavarësisë (1972, shih), i Ushtarit të panjohur etj. Zona industriale shtrihet në rrethinat e qytetit.

V. është sot një qendër e madhe kombëtare për pushimin e punonjësve. Në plazhin e vjetër është një shtëpi pushimi për pionierë, ndërsa në kodrat drejt J buzë detit janë shtëpitë e pushimit për punëtorët dhe disa pika turistike.Kodrat përreth janë mbjellë me agrume, ullinj e pemë të tjera dhe vijojnë në brezaret e Jonufrës, që u hapën nga v.1966 me aksion kombëtar të rinisë. Po ndërtohet porti i ri dhe sipas planit rregullues qyteti po zgjerohet drejt bregdetit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vlora


[cite]