XHIBALI
✤ (Komisioni i Maleve). Organizëm i krijuar në fund të viteve 50 të shek. XIX pranë valiut të Shkodrës nga Porta e Lartë pëf shtrirjen e administratës së re të saj në krahinat malore të V të Shqipërisë dhe për të kufizuar autonominë e tyre. Si anëtarë me rroga të Komisionit u emëruan pëfaqësues nga 26 bajraqe të vilajetit të Shkodrës. Në të vërtetë, veprimtaria e komisionit të Xh. mbeti e kufizuar vetëm në qytetin e Shkodrës dhe çdo orvatje për ta shtrirë atë në malësi hasi në qëndresë të armatosur.
(V. Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhibali
[cite]