YLLI I SHQIPËRISË


YLLI I SHQIPËRISË
✤ (1898). E përmuajshme politike, letrare, kulturore, shoqërore etj, në gjuhët shqip, greqisht dhe frëngjisht. Doli gjatë viteve 1898-1899 (gjithsej 10 numra) në Bukuresht si «organ i interesave të shqiptarëve» nën drejtimin e Diiimitër Uos.

(p, q.) «Ylli» (1951). Revistë e përmuajshme politike-shoqërore dhe letraro-artistike e ilustruar. Numri i parë doli më 1951. Trajton probleme aktuale të jetës politike-shoqërore të vendit, të letërsisë, artit, kulturës, shkencës et j. Boton edhe krijimtari letrare-artistike, materiale për traditat atdhetare e kulturore të vendit, për shkencën e kulturën përparimtare botërore etj. Në faqet e saj zënë mjaft vend fotografitë dhe riprodhimet.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ylli I Shqipërisë

[cite]