YLLI KAHREMAN


YLLI KAHREMAN
✤ (1917-1975). Militant komunist, veprimtar i shquar i Luftës Antifashiste NÇ dhe i ndërtimit socialist të vendit, Mësues i Popullit. Anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VI të Partisë (1971), anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë. Lindi në Leshnjë të Skraparit më 22.4.1917 në një familje me tradita patriotike. Kreu studimet e larta në Lion (Francë) në fushën e pedagogjisë. U lidh me lëvizjen revolucionare antizogiste e antifashiste të emigracionit politik përparimtar shqiptar në Francë dhe u bë anëtar i shoqërisë «Vëllazëria» të Lionit, bashkëpunoi me gazetën «Populli», përqafoi idetë komuniste dhe u pranua anëtar i PK Franceze (1937). Me kthimin në atdhe (1938), kudo që punoi _si mësues e inspektor arsimi veproi kundër _ regjimit të Zogut dhe propagandoi idetë revolucionare.

Priti me urrejtje të thellë pushtimin fashist të Shqipërisë dhe përqafoi menjëherë vijën _revolucionare të PKSH. Anëtar i PKSH me _themelimin e saj. Si sekretar politik i Komitetiqarkor të Partisë për Beratin dha ndihmesë * shquar për bashkimin e popullit te qarkut t Beratit në Frontin NÇ dhe për 2d>villimiii e hiftës së armatosur në këtë qark e sidomos në krahinën e Skraparit. Mori pjesë në Konferencën I të Vendit të PKSH (1943) dhe në Kongresin antifashist të Përmetit (1944), ku u zgjodh anëtar i KANÇ. U caktua komisar politik i Brig. XIV S (1944).

Pas Çlirimit iu ngarkuan funksione e detyra të rëndësishme Partie e shtetërore, të eilat i kreu me ndërgjegje të lartë e besnikëri; kandidat i KQ të PPSH (1961), ministër i Arsimit (1949-1952), rektor i Universitetit të Tiranës (1961-1970), në aparatin e KQ të PPSH (1970-1975). Dha ndihmesë veçanërisht për ngritjen e zhvillimin e arsimit popullor, të kulturës dhe shkencës së re socialiste. Në krye të misioneve diplomatike mbrojti të drejtat e popullit shqiptar dhe interesat e RPSSH. Përfaqsoi, me dinjitet vendin në shumë forume ndërkombëtare për problemet e arsimit dhe të kulturës.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ylli Kahreman


[cite]