ZARANIKA
✤ Degë e Shkumbinit me gjatësi 23.3 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 60 km2. FiIlon në P të Majës së Madhe (Çermenikë) e rrjedh në J deri në Elbasan, ku derdhet në Shkumbin në JP të qytetit, në Bradashesh. Më parë afër derdhjes Z. kalonte në një shtrat të gjerë të mbushur me materialet e sjella (gurë, zhavor), shpesh në kohë reshjesh të mëdha përmbyste pjesën P të Elbasanit. Me ndërtimin e pritave malore dhe sistemimin e shtratit Z. rrjedh e kanalizuar. Ka prurje mesatare vjetore 1.22 m3/sek (në Bradashesh), gjatë verës thahet. (R.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zaranika
[cite]