ZHEJA
✤ Fshat në rrethin e Krujës, në rrëzë të kodrave pranë vargmalit Krujë-Dajt. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Laç. Zh. është vendbanim i vjetër. Dokumentohet për herë të parë në 1457. Më 1583 del me emrin Zheje, më 1614 thirret me emrin Zheganja. Zh. përmendet në luftën që zhvillon më 1457 Skënderbeu në Ujë-Bardhë (Albulena), që është sot lagje e fshatit Zh. Emrin e ka marrë nga ujërat sulfurore me ngjyrë të bardhë, që dalin në JL të fshatit. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Në Zh. ra Heroi i Popullit Nuri Luçi (shih) bashkë me pesë dëshmorë të fshatit. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Drejtim kryesor i ekonomisë është pemëtaria; përmendet sidomos për mollë, ullinj, vreshta. Zh. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zheja
[cite]