Ç’ËSHTË FRYMËMARRJA

Ç’ËSHTË FRYMËMARRJA

Njeriu e ka ditur gjithmonë se për të jetuar duhet të marrë frymë por vetëm në shekullin tonë e ka kuptuar pse-në e këtij procesi.

Kur ne marrim frymë, futim në mushkëritë tona ajër të pastër. Mushkëritë, me anën e disa mekanizmave shumë të imëta, veçojnë nga ajri oksigjenin, i cili është një gaz i domosdoshëm për jetën e qenieve të gjalla. Ashtu si kemi thënë edhe më sipër, oksigjeni i nevojitet organizmit për të realizuar djegien e lëndëve ushqimore. Gjatë kësaj djegieje prodhohen lëndë energjetike, që i duhen çdo qelize të organizmit, dhe gaz karbonik. Kur ne nxjerrim frymë, së bashku me ajrin nxjerrim edhe gazin karbonik, që është një gaz helmues dhe i dëmshëm për organizmin.

Pra, frymëmarrja përmban në vetvete dy veprime: marrja e frymës, gjatë së cilës përftohet oksigjeni, dhe nxjerrja e frymës, gjatë së cilës nxirret gazi karbonik. Ky është thelbi i frymëmarrjes.

Organet që përbëjnë aparatin e frymëmarrjes, janë: hunda, faringu, laringu, trakea, bronket dhe mushkëritë.

Rruga e frymëmarrjes është kjo: ajri hyn në zgavrat e hundës, prej andej kalon në faring, nga faringu në laring, pastaj në trake e së fundi hyn në mushkëri. Ajri që ne thithim dhe fusim në mushkëri, duhet të jetë sa më i pastër. Për këtë qëllim, rruga e frymëmarrjes është e pajisur edhe me disa mjete që arrijnë të pastrojnë ajrin nga papastërtitë që përmban, nga pluhurat etj.

Trupi — Ynë

[cite]