ÇOMORA SPIRO


ÇOMORA SPIRO
✤ (1918-1973). Poet dhe komediograf. Lindi në Vuno, ku ndoqi filloren, shkollën e mesme dhe të lartën (për shkenca juridike) i kreu jashtë. Nisi të shkruajë që*para Çlirimit, por talenti i tij si letrar u zhvillua plotësisht në vitet e pushtetit popullor. Për një kohë të gjatë punoi si redaktor në revistën Hosteni. Në vjershat me temë politike e shoqërore satirizoi burokratizmin, formalizmin, zakonet dhe shprehitë prapanike, politikën e shteteve imperialiste etj. («Për njoftim e veprim», «Maska e fytyra», «Skena dhe prapaskena» etj.). S.Ç. shkroi një varg skeçesh dhe komedish, ndër të eilat zë vend të shquar komedia Kamavalet e Korçës (1964), ku fshikulloi antipatriotizmin e borgjezise tregtare, konformizmin dhe moralin e saj hipokrit. Vëmendje i kushtoi edhe letërsisë për fëmijë, ku dha ndihmesë me vlerë («Një tufë vjershash», «Shkolla jonë», «Çil, çil trëndafil» etj.). S.Ç. punoi edhe në lëmin e përkthimeve; shqipëroi me mjeshtëri disa kryevepra nga letërsia e lashtë greke, si «Odisea» e Homerit. «Lisistrata» e Aristofanit etj.

(D.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çomora Spiro


[cite]