EPITAFI I GLLAVINICËS


EPITAFI I GLLAVINICËS
✤ Vepër e shquar e artit të zbatuar, pëlhurë liri e përforcuar me astar 250×117 cm, qëndisur më 1373 me fije mëndafshi, ari, argjendi, me teknikën e mbushjes me gjilpërë me finesë dhe plastikë shembullore. Përfytyron Krishtin të vdekur, të shtrirë mbi një çarçaf me pafta, Sh.Mërinë, Joanin, ungjillorë, profetë, engjëj krahëshpalosur. Anash në dy kolona vertikale është qëndisur një mbishlcrim greqisht me gërma të mëdha. Epitafi është dëshmi e nivelit të lartë që kishte arritur mjeshtëria e qëndistarisë në Shqipëri në shek.XIV. Ai ka gjithashtu edhe vierë historike të posaçme si objekt, i dhuruar në manastirin e Ballshit nga feudalët katolikë Gjergj dhe Ballsha, të cilët për të realizuar synimin që të shtrinin sundimin e tyre në të gjitha trojet shqiptare, kërkonin të siguronin përkrahjen e popullsisë ortodokse të Shqipërisë së Mesme.

(Dh.Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Epitafi I Gllavinicës


[cite]