EPIZOOTITË E KAFSHËVE


EPIZOOTITË E KAFSHËVE
✤ Sëmundje të kafshëve e të shpendëve që marrin përhapje të gjerë. E. më të rënda që janë shfaqur në Shqipëri kanë qenë: lia e dhenve, flama e dhive, afta epizootike, murtaja e derrave dhe murtaja e shpendëve. Para Çlirimit E. ishin të përhapura dhe bënin dëme të mëdha. Pas Çlirimit filloi lufta e organizuar mbi baza shkencore kundër E. të K. Për këtë qëllim janë ngritur institucione që merren me studimin e E. të K. dhe me përgatitjen e preparateve për luftimin e tyre. Duke u zbatuar me rreptësi masat shëndetësore veterinare e karantinore për blegtorinë, përqindja e E. të K. ka ardhur duke u ulur nga viti në vit.

(Em.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Epizootitë E Kafshëve


[cite]