RRUFEJA

(qielli)

Rrufetë që shikojmë gjatë stuhive janë thjesht shkarkime të fuqishme elektrike, që formohen ndërmjet reve ose ndërmjet një reje dhe Tokës. Sikurse dihet, nga fërkimi prodhohet elektricitet. Me këtë elektricitet ngarkohen disa trupa që janë të aftë ta grumbullojnë dhe ta ruajnë atë. Retë me kristalet e tyre të akullit dhe me pluhurin që kanë, fërkohen me njëra-tjetrën për shkak të erërave. Kështu ato ngarkohen me elektricitet deri në atë pikë sa prodhohet shkëndija elektrike. Nëpërmjet shkëndijës kryhet shkarkimi i elektricitetit në retë e tjera ose në tokë, e cila përbën një kondensator shumë të madh. Bubullima s’është gjë tjetër veçse zhurma që bën rrufeja.

Qielli – Deti – Toka

[cite]